Home / Ekonomi / Pandemia godet rëndë ekonominë/ Ja sa biznese janë çregjistruar sipas QKB-së

Pandemia godet rëndë ekonominë/ Ja sa biznese janë çregjistruar sipas QKB-së

Pandemia e koronavirusit në vendin tonë ka ndikuar negativisht te disa biznese në Shqipëri.

Kjo reflektohet edhe me uljen e çmime të produkteve të ndryshme por edhe me mbylljen  e disa prej këtyre bizneseve.

Kjo është pamja (shiko videon) që shohim pothuajse në çdo rrugë të kryeqytetit, dyqane me qira apo likujdim total malli.

Pronarët e këtyre bizneve tregojnë jashtë kamerave se çdo ditë në dyqanet e tyre ka një numër të ulët blerësish apo edhe të atyre që janë të interesuar vetëm për të parë produktet.

Nga qytetarët konfirmohet se pas pandemisë po blejnë më pak produkte jo bazike, ndërsa thonë se shportën e ushqimit mundohen të mos e ndryshojnë.

Megjithatë, më shumë se katër muaj pas shpërthimit të pandemisë për disa qytetarë situata është përmirësuar.

Vetëm në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj janë çregjistruar sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit 221 biznese, ndërsa në gjithë vendin shifra arrin në 408.

Check Also

Aksident tragjik/Përplasen 2 motorrët, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin. Burime bëjnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 14 =