Home / Kryesore / Panajot Zoto/ Një penë e pathyer nga pesha e viteve

Panajot Zoto/ Një penë e pathyer nga pesha e viteve

Nga Thoma NIKA –

6 qershorin, kolegu ynë i mirë, gazetari i rrahur “me vaj e me uthull” në gazetarinë e dy kohëve, Panajot Zoto, e ka të shënuar e sivjet edhe jubilare.
Të respektosh e nderosh Panajot Zoton, eshte nder e respekt edhe per penen e tij te shqetesuar e te shtruar, por te panenshtruar. Eshte vleresim per vlerat qe ai ka dhe jep ne cdo marredhenie: si koleg, si militues qortues ne familjen politike, si nje model qe duhet ndjekur ne familjen biologjike, si nje kontributor ne urtesine qytetare qe i vjen prej tij Sarandes.
Gazetaria është profesooni që di të bëjë dhe që vazhdon ta bëjë prej 50 vjetësh.
Pasioni e çoi te profesioni. Ata që punuan bashkë me të në fillimet e tij, thonë se e nisi këtë punë duke bere pa fund gabime drejtshkrimore. Por asnjeherë nuk gaboi në vezhgimin e tij mbi fenomene te dukshme e te padukshme.

Tek Panajoti gjen modelin e njeriut vullnetmirë e vullnet-hekurt per te bere zedhenesin e opinionit publik. Analizat dhe opinionet e tij ne vite, kane qene shkas per analiza te thella e korrektime qe nuk kane munguar te vijne.
Akoma më impresionuese eshte rruga e tij me gazetarine, po ta kujtosh se pena e tij nuk ka heshtur, edhe kur kostoja e te investiguarit, ka qene nje vendim per denim me burgun qe ka vuajtur ne demokraci.
Akoma me i vleresuar behet portreti i gazetarit Panajot Zoto, kur e mendon qe pena e tij nuk ka pranuar të çlodhet per shkak te moshes, pertej limiteve te pensionimit.
Tani e shohim t’u japë trajtë dhe veshje fakteve e t’u japë trajtë mendimeve e argumentave të artikujve të tij, duke lëvizur mendueshëm gishtat mbi tastierën e kompjuterit. Edhe kjo është tregues i aftësisë për të kapur kohën dhe ritmin e përparimit të teknologjisë. Kompjuteri apo telefoni, janë mjetet më të dashura të tij: i pari i instaluar në atë kënd të tij në shtëpinë modeste dhe i dyti i kthyer në një kompjuter xhepi, falë familjarizimit me teknologjinë, që është një sfidë tjetër e 8 dekadave të moshës.

Ia nisi nga çukitja mbi gërmat e makinës së shkrimit, nga teknika e radhitjes së mijëra faqeve të “Fitores”, duke i marrë një nga një në dorë miliona gërmat, për të bërë titujt dhe fjalitë e dhjetëra qindra artikujve. Më tej quhej përparim teknologjik, kur ajo që pasoi ishte teknologjia e linotypit. Edhe kjo e mundimshme dhe e paimagjinueshme sot, pasi çdo gërmë derdhej në plumb në dhomëzat me temperaturë 400 gradë të linotypit, derisa u jepej boja e zezë përsipër dhe faqoseshin e bëheshin gazetë, që të lexoheshin, tamam ashtu siç i thonë fjalës: e zeza mbi të bardhë. Nga ky realitet i djeshëm deri në erën digitale, është një kapërcim epokash. Por Panon nuk e dëgjuam dhe nuk e pamë të thoshte: ikni ju, se nuk ju arrij dot. Jo, kush i është përkushtuar informacionit, nuk mund ta ndajë veten nga teknologjia e informacionit. E ai gjeti vullnet për t’u përditësuar. Fillimisht duke e zënë nata para kompjuterit apo duke i shkruar për së dyti e për së treti artikuj të tërë, që harronte t’i memorizonte apo që i zhdukeshin nga lëvizjet e gabuara. Por gjithnjë plot durim, këmbëngulje e pasion, ia ka dalë. Bashëshortja, Netja, gruaja që rrezaton mirësi për këdo, është ana e padukshme, por shumë vendimtare, në ecjen dhe modelin Panajot Zoto.

Ai ka fëmijët e tij biologjikë, dashuritë e tij të mëdha. Por bashkë me fotografitë e fëmijëve, ai na vendos mbi tryezë edhe 4 librat e botuar, që gjithashtu mbajnë autorësinë e tij. Gazetar, publicist e së fundmi edhe romancier. Ditari i “Marsit të trazuar”, “Rrëmbimi”, “Inspektori K” dhe “Të jetosh me lajmin, të sakrifikohesh për të vërtetën”, janë titujt e 4 librave të tij. E blloku i gazetarit, bashkë me përjetimet e pahedhura në bllok, vazhdojnë të konvertohen në faqe librash të tjerë.
Ai është minierë e kjo është koha më e mirë për të nxjerrë nga kjo minierë vagona me mineral me vlerë publike.

Panajot Zoto është ai emër, i cili është anonçuar e anonçohet deri në ditët e sotme, mëngjeseve, kur në ekranet tona lexohen titujt e faqeve të para të të përditshmeve shqiptare.
Panajot Zoto mbetet një penë e maturuar, e shqetesuar, që mosha i kthehet ne eksperiencë dhe eksperienca në siguri profesionale.
Ai u ndie i vlerësuar kur ishte i pari ndër kolegë, që mori “Çmimin e Karrierës Timoleo Mërtiri” 3 vite më parë. Punoi e bëri gazetari për vite me radhë, me Timoleon në një zyrë. Dhe me siguri që kujtoi cilësitë profesionale të mjeshtrit, kur mori Medaljonin me emrin e tij.

Panajoti është një prej 100 Ambasadorëve për Paqe që Saranda ka. Ai e ndan jetën midis Sarandës, Delvinës dhe Muzinës. Sarandës i shijon stinët dhe privilegjet që vijnë prej turizmit. I gëzohet ndryshimit, investimeve, i shijon dhe e entuziazmon piktura, gjelbërimi, bukonvilja e njohur me sinonimin “Lule Saranda”. Nga Delvina nuk i ndahet shpirti, pasi atje ka vitet e rinisë. E sa herë shkon, i duket sikur bën zbritje në moshë dhe rritje në vitalitet. Muzina është një tjetër dashuri dhe një tjetër sekret i mbajtjes së trupit në formë. Ngjitet monopatit për tek shtëpia prindërore. E, përveç që zgjuan fëmijërinë e largët, flet me tokën, me pemët, me të mbjellat. Nuk flet si gazetar apo si krijues, por me vegla bujqësore: me shatin, lesën, apo me gërshërën e krasitjes.
E pret Panon të kthehet andej i lodhur, por të kundërtën konstaton.
Mund të vazhdonim të tregonim gjatë për Panon tonë. Por, pas gjithçkaje që ke thënë, kujtohesh se diçka e rëndësishme dhe thelbësore ka mbetur pa thënë. Edhe sepse ai vetë vazhdon e do të vazhdojë të plotësojë portretin e tij.

Ajo që na mbetet të themi në mbyllje te këtyre radhëve, që vjijnë si tufë urimesh, është: Pano, vazhdo të sfidosh vitet dhe të na japësh modelin tënd. Ne do te ndjeheshim te plotesuar, po të mundnim t’i përafroheshim asaj që ti je.
E mbyllim këtë portret me formulimin që vjen edhe në emër të Unionit te Gazetareve te Sarandes. Në grup, kolegët dhe miqtë gazetarë i urojnë Panos të ketë shendet të mirë, jetë të gjatë e plot vitalitet dhe penë të pathyer nga pesha e viteve!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Check Also

Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re rënie Euros e Paundit Britanik, ndërkohë Dollari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − nine =