Home / Bota / Pamje tronditëse/ Pakistan, rrëzohet avioni me 107 persona në bord(VIDEO)

Pamje tronditëse/ Pakistan, rrëzohet avioni me 107 persona në bord(VIDEO)

The Sun ka arritur të sigurojë pamjet filmike që tregojnë momentin e rrëzimit të një avioni të Pakistan International Airlines, i cili ra mbi një zonë të banuar pranë Karachit. Kliko këtu për videon.

Foto të jashtëzakonshme të realizuara në vendngjarje tregojnë dhe momentin kur një i mbijetuar nxirret jashtë prej avionit të shkatërruar.

Mësohet se piloti i mjetit ka humbur kontrollin e tij për shkak se ka pasur probleme me të dy motorët. Bankieri Zafar Masood i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit dhe në foto shihet duke buzëqeshur pas episodit që mund t`I kishte kushtuar jetën, prej të cilit ka dalë cuditërisht vetëm me disa kocka të thyera e gërvishje. “ Faleminderit shumë. Zoti u tregua mëshirëplotë”, ishin fjalët e tij. Tragjedisë duket i ka shpëtuar dhe një person i dytë, por të tjerët mendohet se nuk kanë qenë kaq me fat. Avioni kishte në bord 91 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi.

Përshtati në shqip nga The Sun: Marjana Ciku

Check Also

“Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu”, Samiti i G7-ës do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë

“Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =