Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Madridit, ndërsa dyshohet të jetë shkaktuar për rrjedhje gazi.
Për pasojë është shembur një ndërtesë ndërsa është parë të dilte tym nga ndërtesa. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes për të evakuuar të moshuarit që ndodheshin aty pranë.
Media TVE tha se disa ishin plagosur, por ende nuk dihet shifra e saktë. Ndërkohë dyshohet që ka persona të bllokuar brenda.
Një zëdhënëse e policisë tha se zona po evakuohej por nuk mund të konfirmonte burimin e shpërthimit.
https://youtu.be/jP6seO169_M
https://youtu.be/jP6seO169_M?t=15