Home / Kronike / Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, nuk ndërhyn dot as helikopteri

Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, nuk ndërhyn dot as helikopteri

Ditën e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës vatrat e zjarrit u aktivizuan duke bërë që flakët të digjnin sipërfaqe të tëra toke, kasolle bagëtish dhe të rrezikohen 10 shtëpi të zonës.

Helikopteri u nis me urgjence drejt vendngjarjes për ndërhyrje nga ajri por burime bëjnë me dije se nuk ka mundur të futet në zonë dhe situata duket tepër dramatike. Bashkia e Selenicës kërkoi ndihmë nga Bashkia e Vlorës për ardhjen e zjarrëfikëses pasi ajo e tyre nuk funksiononn dhe banorët e zonës filluan të merrnin masa vetë kur panë që flakët po afroheshin drejt banesave dhe gjithçka po dilte jashtë kontrollit.

Nuk dihet si do të agravojë situata por nga pamjet e siguruara nga Fax News shihet qartë se flakët po përhapen me shpejtësi të frikshme dhe akoma nuk mësohet të jetë marrë masë për evakuimin e banorëve.

Kujtojme se kjo Bashki prej vitesh ka qenë e djathtë dhe sot në këtë situatë alarmante gjithkca është lënë në mëshirë të fatit pa u kryer ndërhyrjet e nevojshme nga forcat emergjente.

Check Also

IKMT i shemb objektin, pronarët rrëfejnë mes lotësh

Në kuadër të aksionit ‘bregdeti ynë’ ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =