Home / Aktualitet / Pak para votimit në Kuvendin e Kosovës, si pritet të ‘rreshtohet’ qeveria Kurti II

Pak para votimit në Kuvendin e Kosovës, si pritet të ‘rreshtohet’ qeveria Kurti II

Qeveria Kurti 2 pritet që të votohet pas pak minutash, ndërkaq duket se janë caktuar tashmë edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës dhe ka konfirmuar se tashmë është bërë caktimi i ministrave.

“I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”,- tha ai.

Sipas Telegrafit, pas seancës për konstituimin në Kuvend, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca.

Disa nga emrat të cilët janë përmendur për pozitat e ministrave janë:

Zëvendës kryeministër pritet të emërohet Besnik Bislimi.

Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla.

Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.

Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia.

Ministrinë e Bujqësisë pritet ta udhëheqë Faton Peci.

Ministrisë e Kulturës Hajrullah Çeku.

Ministrinë e Drejtësisë pritet ta udhëheqë Albulena Haxhiu.

Ministrinë e Financave pritet ta udhëheqë Hekuran Murati.

Ministrinë e Tregtisë pritet ta drejtojë Rozeta Hajdari.

Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu.

Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 6 =