Home / Aktualitet / Pak minuta para mesnatës, PD dorëzon në KQZ koalicionin ‘Aleanca për Ndryshimin’, dy partitë që ”mbajtën” peng Bashën

Pak minuta para mesnatës, PD dorëzon në KQZ koalicionin ‘Aleanca për Ndryshimin’, dy partitë që ”mbajtën” peng Bashën

Pak minuta para mesnate Partia Demokratike dorëzoi në KQZ koaliconin e saj me 12 parti të tjera të vogla, që do të garojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 Prillit. Ishte përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso ai që çoi dokumentet në KQZ, për të regjistruar koalicionin që do të quhet “Aleanca për Ndryshim”, ndërssa pritej prej orësh me radhë nga ana e mediave.

Marrëveshja është firmosur në fund nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku ka thënë ditën e sotme u sigurua fitorja e Shqipërisë.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton”, thuhej në reagimin e Bashës.

Ndërkohë në dalje nga ambientet e KQZ-së, sekretari për çështjet zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso, tha se marrëveshja e firmosur është komplekse pasi përmban një numër të madh partish. Ai u shpreh se ky koalicion do të sigurojë të gjithë ndryshimin që presin shqiptarët.

Një nga partitë që duket se vonoi më shumë negociatat ishte FRD e Bamir Topit, që kthehet të bashkëpunojë me Bashën, pas disa vitesh të akullta në marrëdhënien mes tyre. Diskutime të forta pati Basha dhe me Nard Ndokën, i cili fillimisht doli pa një marrëveshje nga selia blu, dhe u desh negocimi i aleatëve të tjerë, që ai të pranonte të ishte pjesë e koalicionit të opozitës.

“Kemi firmosur një marrëveshje kaq komplekse, me një numër të madh partish. Më në fund u arrit firmosja e koalicionit që do të garantojë fitoren, në datën 25 Prill. Firmosën që të gjitha partitë që ishin parashikuar që të firmosnin. Sigurisht aspektet proceduriale morën kohën e nevojshme, por e rëndësishme është që koalicioni u arrit, në formacionin e tij të plotë dhe u depozitua sipas të gjitha procedurave dhe afateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Tani pritet vetëm vota plebishitare e shqiptarëve që do t’i japë votëbesimin maksimal këtij koalicioni që do të garantojë ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët më 25 Prill”, tha Kaso.

Pjesë e koalicionit opozitar janë PR-ja e Fatmir Mediut, PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, PAA-ja e Agron Dukës, LZHK-ja e Dashamir Shehit dhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules. Ndërkohë aleati më i madh i demokratëve, LSI-ja do të futet në lista e vetme në zgjedhjet e 25 Prillit.

   

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =