Home / Aktualitet / Pak ditë pas ndarjes e dashura e Boateng vret veten, futbollisti merr vendimin e papritur

Pak ditë pas ndarjes e dashura e Boateng vret veten, futbollisti merr vendimin e papritur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lojtarin e Bayern Munchen, Jerome Boateng. Ish-e dashura e tij, me të cilën u nda para 1 jave u gjet e vetëvrarë në një apartament luksoz në Berlin në Gjermani.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Kasia Lenhardt është gjetur të martën nga policia në apartamentin e saj në Berlin.

Çifti ishte në një lidhje prej 15 muajsh por u ndanë me zënka të ashpra. Futbollisti konfirmoi ndarjen përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar: “Siç dihet nga mediat, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.

Ngjarja e rëndë e ka detyruar 32-vjeçarin që të tërhiqet nga finalja e Kupës së Botës për Klube që zhvillohet nesër në Education City Stadium në Al Rayyan të Katarit.

Check Also

Pas takimit me Kryeministrin, Albin Kurti shkon në Presidencë

Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eight =