Home / Aktualitet / Padia e Aleancës së Teatrit kundër Luigi Soreca-s, Olta Xhaçka i del në mbrojtje ambasadorit

Padia e Aleancës së Teatrit kundër Luigi Soreca-s, Olta Xhaçka i del në mbrojtje ambasadorit

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka i ka dalë në krah ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca-s pas padisë që Aleanca për Teatrin ka bërë kundër tij.

Xhaçka e quan Soreca-n një mik të vërtetë që ka mbështetur integrimin dhe që nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë për gabimet e tyre.

“Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Amb. Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar”- shkruan në postimin e saj Xhaçka.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot padi në SPAK për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, tha se është e papranueshme që takime të një niveli të tillë, siç ishte ai mes Sorecës dhe kryetares së Gjykatës Vitore Tushe të kalohen në heshtje dhe në fshehtësi.

Check Also

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së

Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =