Home / Aktualitet / Pacienti u vetëhodh nga ballkoni i Infektivit, mjeku i njohur del me urgjencë për të parë gjendjen

Pacienti u vetëhodh nga ballkoni i Infektivit, mjeku i njohur del me urgjencë për të parë gjendjen

Kanë dalë pamjet e para të ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë mesditë në spitalin Infektiv në Tiranë, ku një pacient 69-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i spitalit.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, ngjarja ka lënë të tronditur dhe vetë mjekët, ku profesor Dhimitër Kraja shihet pranë pacientit që është hedhur, dhe që merret me barrelë nga autoambulanca në gjendje të rëndë.

Po ashtu aty pranë shihen dhe punonjës të policisë, dhe të tjerë persona të stafit të Infektivit, ndërkohë që fillimisht për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën paraqitej pacienti, u raportuar se kishte ndërruar jetë.

”Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht Policia lidhur me rastin.

Gazetarja e Fax News Fjona Çela, që ndodhet prej minutave të para në vendin e ngjarjes, raporton se personi që ka tentuar vetëvrasjen ka qenë në terapi intesive, dhe gjendja e tij ka qenë e rënduar.

Derimë tani nuk ka asnjë rèagim nga ana e spitalit Infèktív lidhur me rastin, ndërkohë që në oborrin e QSUT-së ndodhen dhjetëra familjarë të pacientëve të tjerë, të cilët presin me ánkth zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rèndè.

Mediat çdo ditë në fakt raportojnë raste me pretendimet e familjarëve, që komunikimi me stafin e spitalit është shumë i vèshtírè, dhe se askush nuk i njofton për gjendjen në të cilën ndodhen pácientët, ku shumë prej tyre e kanë të p amundur që të përdorin edhe telefonat.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =