Home / Shendet / Pa këtë mineral trupi ynë thjesht nuk mundet

Pa këtë mineral trupi ynë thjesht nuk mundet

Magnezi është një ndër shtatë mikroelementet themelore të rëndësishme për funksionim normal të organizmit, mirëpo hulumtimet tregojnë që më shumë se 50 për qind e popullatës e marrin këtë mineral në sasi më të vogël se sa është e nevojshme.

Simptomat e para të mungesës së magnezit në organizëm janë: ankthi, sindroma e këmbëve të lodhura dhe shfaqja e ngërçeve, pagjumësia, probleme me gjumin dhe lodhja.

Për këtë arsye marrja e dozave shtesë të magnezit është shumë e domosdoshme.

Bashkë me kalciumin dhe vitaminën D, magnezi është i rëndësishëm për ndërtimin e indeve kockore, metabolizmin, prodhimin e energjisë dhe sintezën e proteinave dhe acideve yndyrore.

Magnezi ndihmon në këto situata:

Dhimbja e kokës

Magnezi kontribuon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj stresit të përditshëm dhe zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës te personat me migrenë. U nevojitet personave me ngarkesa të shtuara psikike.

Ngërçet

Për shkak të humbjes së mineraleve, shumë persona vuajnë nga ngërçet e muskujve të ekstremiteteve të poshtme, prandaj për zbutjen e ngërçeve rekomandohet marrja e magnezit, i cili gjithashtu zbut vështirësitë që kanë të bëjnë me SPM-së, por ul edhe shtypjen e lartë të gjakut.

Nervozizmi

Shpesh merret për ndikimin pozitiv në sistemin nervor.

Pagjumësia

Magnezi është ilaç natyral kundër pagjumësisë.

Mbron zemrën

Magnezi normalizon ritmin e zemrës dhe ul shtypjen e gjakut. Gjithashtu kontribuon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Lodhja kronike

Magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë, prandaj rekomandohet pas aktiviteteve fizike.

Check Also

Nuk duhet ta hiqni nga tavolina, zbuloni 7 gjërat që i ndodhin trupit nësë hani qepë më shpesh

Ajo që ju bën të qani, ju bën dhe më të fortë. Kjo gjë funksionon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + twenty =