Home / Showbizz / Pa filtra, grim e shkrepje profesionale, Bieta Sulo tregon portretin e rraskapitur në përfundim të një sezoni

Pa filtra, grim e shkrepje profesionale, Bieta Sulo tregon portretin e rraskapitur në përfundim të një sezoni

Ditën e djeshme ishte puntata e fundit për këtë sezon e emisionit të pasdites “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon.

Tashmë, moderatorja do të shijojë pushimet për t’u rikthyer sërish në ekran me energji të reja në muajin Shtator.

Mirëpo, lodhja e madhe e këtyre muajve reflektohet mjaft mirë në potretin e Bietës, e cila nuk ka ngurruar të ndajë foto të sajat pa pikë grimi e shkrepje profesionale siç jemi mësuar të shohim zakonisht.

Moderatorja ka publikuar në profilin e saj foto në gjendjen më natyrale të mundshme, me qepalla të rënduara e sy të rënë, siç thotë ajo vetë.

Sigurisht, ai që ia heq gjithë këtë lodhje është i vogli Kroi, i cili mezi pret që e ëma të kthehet në shtëpi dhe tashmë do ta ketë gjatë gjithë kohës vetëm për vete.

“… dhe ja si duket portreti, ne perfundim te nje sezoni, pa make up (i tmerrshmi i perditshem), pa ndricim studioje, pa filtra dhe shkrepje profesionale: nje sy dukshem me i rene se tjetri, qepalla te renduara 🤪 

Solidaritet dhe respekt per punen e perditeshme dhe sakrificat te vogla a te medha te te gjitha vajzave dhe grave, te cilat i vene shpatullat e tyre “te brishta” shtepise dhe familjes me gjithe sa munden. Fotografia e fundit eshte shperblimi, qe sigurisht eshte aq i shtrenjte sa nuk blihet dot me para, vec se me dashuri ❤️– janë fjalët e Bietës në postim.

 

Check Also

Çfarë e lidh “Sadnën” me Tayna-n? Aktorja indiane bën veprimin e papritur

Aktorja indiane Sara Khan është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Sadnës” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 12 =