Home / Kryesore / Osmani takon Palmer, ja të gjitha temat që u diskutuan mes tyre (Çfarë u tha për dialogun me Serbinë)

Osmani takon Palmer, ja të gjitha temat që u diskutuan mes tyre (Çfarë u tha për dialogun me Serbinë)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor në DASH, Mattheë Palmer.

Osmani theksoi se për shkak të pandemisë, sigurimi i vaksinave të mjaftueshme për qytetarët dhe menaxhimi i pandemisë e ringritja ekonomike duhet të jenë prioritete të institucioneve të reja.

“Përderisa Palmer u dakordua me Osmanin që institucionet e reja duhet të fokusohen në luftimin e korrupsionit, në adresimin e pandemisë, në ringritjen ekonomike dhe në krijimin e vendeve të punës, ai njëkohësisht theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv në dialog, ngaqë kjo do të dëshmojë përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në stabilitet, paqe dhe progres brenda vendit si dhe në rajon. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, u.d. Presidentja tha se në Kosovë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë qasja e qartë e Presidentit Biden se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, ndërkaq shtoi se institucionet e Kosovës duhet të flasin me një zë, e në këtë kontekst përmendi rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën e me shoqërinë civile si dhe koordinimin e vazhdueshëm me aleatët tanë.”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Palmer konfirmoi që në procesin e Dialogut, SHBA-të do të jenë të përfshira si partner dhe duke i koordinuar qëndrimet me Bashkimin Evropian.

Check Also

Bilanci i fundit/ Koronavirusi në Shqipëri, rritet sërish numri i infeksioneve dhe vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shiohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 4 =