Home / Bota / Origjina e Covid-19 ishte në Europë? Ja prova që tregon të vërtetën

Origjina e Covid-19 ishte në Europë? Ja prova që tregon të vërtetën

Një 84-vjeçar humbi jetën nga Covid-19 në fund të janarit duke e bërë atë viktimën e parë në Mbretërinë e Bashkuar e duke hedhur kështu më shumë dyshime mbi pretendimet e Kinës për origjinën e pandemisë.

Peter Attwood, vdekja e të cilit i është atribuuar Coronavirus-it, vdiq më 30 janar, më shumë se një muaj para asaj që mendohet si vdekja e parë nga virusi në Angli, më 2 mars.
Testet post-mortum të Attwood zbuluan Coronavirus në mushkëritë e tij, duke bërë që mjekët të regjistronin si shkak të vdekjes “infeksionin Covid-19 dhe bronkopneumoni”.

Vajza e tij tha se i ati ishte shtruar në spital më 7 janar nga një kollë e keqe. Peter nuk kishte udhëtuar kurrë jashtë shtetit, dhe e bija mendon se virusin e mori nga ajo, pasi kishte simptoma të Coronavirus më 15 dhjetor.

Ditë më vonë, i ati kishte kollë të keqe, 7 ditë pasi Kina pretendoi se kishte regjistruar rastet e para të virusit.

Check Also

“DUET PËR NJË” TRAUM PSIQIKE

Miho GJINI- (Nga Teatri Shqiptar i Shkupit) Në mbrëmjen e parafundit të Festivalit Mbarëshqiptar të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =