Home / Aktualitet / Organizuesit i ftojnë qytetarët të marrin pjesë dhe të “shpëtojnë” lekët, që “humbasin” çdo ditë nëpërmjet korrupsionit

Organizuesit i ftojnë qytetarët të marrin pjesë dhe të “shpëtojnë” lekët, që “humbasin” çdo ditë nëpërmjet korrupsionit

Shkatërrimi publik i parave është në zhvillim e sipër në Shëtitoren “Murat Toptani” (Pedonalja e Tiranës) dhe do të zgjasë për 24 orë. Organizuesit i ftojnë qytetarët të marrin pjesë dhe të “shpëtojnë” lekët, që “humbasin” çdo ditë nëpërmjet korrupsionit të mirëorganizuar, me anë të aktivitetit të tyre,

11:30 – Qytetarët e Tiranës kanë shpëtuar 2,867,400 LEK nga shkatërrimi.

11:00 Elmerina Ahmetaj Hrelja, përfaqësuese e sekretariatit të RAI: “Me performancën e sotme, e cila është pjesë e fushatës edukuese-informuese “Sinjalizo/Jep alarmin për t’i dhënë fund!”, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen për dëmin që korrupsioni i shkakton shoqërisë dhe rolin e rëndësishëm që çdo person ka në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë. Kësaj mund t’i japim fund nëse vendosim të mos marrim pjesë në korrupsion. Prandaj, ftojmë qytetarët të ‘japin alarmin!’ duke shtypur këtë buton dhe në mënyrë simbolike t’i japin fund korrupsionit dhe shkatërrimit të mëtejshëm të parave të tyre. Ky gjest do të na tregojë se sa para së bashku mund të shpëtojmë nga shkatërrimi, kur nuk pranojmë të marrim pjesë në korrupsion.”

Jep Alarmin për t’i dhënë fund! është pjesë e fushatës edukuese-informuese që po realizohet nga Sekretariati i Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit (Sekretariati i RAI), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Ndërprerja e heshtjes: Përmirësimi i politikave dhe kulturës së sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”. Brenda këtij projekti, Sekretariati i RAI po punon për forcimin e kornizës legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e sinjalizuesve, në përputhje me Direktivën e re të BE për mbrojtjen e tyre.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =