Home / Aktualitet / Organizoi festë në restorant në kohë pandemie, e pëson keq pronari në Shkodër

Organizoi festë në restorant në kohë pandemie, e pëson keq pronari në Shkodër

Pronari i një restoranti në Vaun e Dejës në Shkodër, është gjobitur me një shumë të majme, pasi organizoi ceremoni festive, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia bën me dije se ai është gjobitur me 3 milion lekë, ndërsa po ashtu i është pezulluar aktiviteti për gjashtë muaj.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët apo administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese.
Njoftimi i plotë:
Vau i Dejës/Shkodër

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =