Home / Aktualitet / Organizoi dasmë pa pyetur për COVID-19, lokali merr gjobën e majmë

Organizoi dasmë pa pyetur për COVID-19, lokali merr gjobën e majmë

Një lokal në Durrës është gjobitur, pasi ka organizuar një dasmë.

“Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja. administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë të reja.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19″, njofton policia.

Check Also

Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë, mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android

Vetëm disa javë pasi pësuan një sulm serioz të hakerëve, Twitter tashmë po përballet edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − seven =