Home / Aktualitet / Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit

Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit

Administratorja e një lokali në Lushnje është ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë pasi në kundërshtim me Aktin Normativ organizoi ceremoni mortore.

“Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore”, njofton policia.

Polizia i bën thirrjetë gjithë pronarëve dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator apo pronarë lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Check Also

Audio-përgjimi i Lames, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar audio përgjimet te Artan Lames, i cili u akuzua se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =