Home / Aktualitet / Opozitarizmi po merr fuqi në Rusi

Opozitarizmi po merr fuqi në Rusi

Nga Sebastian ZONJA-

Bashkëopozitarët e Alexei Navalnyt në Rusi, i cili përballet me akuza që rrezikon disa vite burg, po bëjnë thirrje për protesta të tjera fundjavën e ardhshme, për të kërkuar lirimin e tij. Në demonstratën e fundit morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, me një organizim spontan thuajse në të gjitha qytetet ruse.
Vlen të sillet në vëmendje se vetëm pak ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në Amerikë doli një lajm se presidenti rus është i sëmurë rëndë me Parkinson dhe se po mendon të japë dorëheqjen.
Pasi hyn në Dhomën Ovale presidenti i ri, në Rusi shpërthejnë protestat masive.
Mirë ka thënë një autor amerikan: ne jemi si një makinë e prishur që duhet të rregullosh 30 parametra që ta ndezësh. Por kur nisim garën, dimë se si të fitojmë!
Ngjan se ajo ndërhyrja e dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane të 2016-ës nuk do të kalojë pa pasoja.

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =