Home / Aktualitet / Opozita në Kuvend heq Hajdarin nga Këshilli Politik, ja kush do ta zëvendësojë

Opozita në Kuvend heq Hajdarin nga Këshilli Politik, ja kush do ta zëvendësojë

Deputetja Rudina Hajdari është hequr si përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik.

Ka qenë vetë opozita parlamentare e cila ka marrë këtë vendim që në mbledhjen e Këshillit Politik që do të mbahet nesër në orën 11:00, të përfaqësohet nga Myslim Murrizi, jo nga Rudina Hajdari.

Këtë e ka bërë të ditur Edmond Stojku në një shkrim në Facebook ku thotë:

Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per:

1-Sistemin zgjedhor;
2-Listat e hapura; 3

-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesi yne ne keshillin politik te jete kreu i grupit Demokrat, Deputeti Z.Myslim Murrizi!”

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − three =