Home / Aktualitet / Opozita i dha vlerë garës

Opozita i dha vlerë garës

Erion Kristo/

Dje zoti Basha në emër të opozitës së bashkuar mbështeti listat e hapura. Unë do ta përgëzoj opozitën. Jo thjesht për miratimin, por sepse tashmë shumë njerëz pranë opozitës nuk do kenë më për çfarë të sulmojnë.

Opozita i dha vlerë garës. Brenda kufijve të së pranueshmes. Jam krenar që u shpreha në mbrojtje të listave. Madje dua të besoj se zëri im u dëgjua kur shkrova dje. Kjo është vlerë për ata që përqafojnë më të mirën. Të gjitha palët thirrën fitore, por fitoi populli diçka: një instrument të vogël të shprehjes së pakënaqësisë.

Jam krenar që iu bashkova Nismës Thurje për Kartën 2020. Ishte një përpjekje për t’u dhënë njerëzve pak më shumë demokraci. Është rasti i parë, në gjykimin tim, që një ide e ardhur nga jashtë sistemit, të ngjisë. Prandaj i uroj ata që punuan fort anekënd Shqipërisë dhe ata që na mbështetën.

Natyrisht lufta nuk përfundon këtu. Ka me dhjetëra gjëra që mund të bëhen. Rrugën e dimë.

Check Also

Ishte “braktisur” prej 9 ditësh në portin e Patokut, zbulohet pronari i jahtit luksoz

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, pasi dyshohet se ka dijeni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =