Home / Aktualitet / Operacionet në gju i shkaktuan infeksione të shumta, ndahet nga jeta aktori i njohur Hollivudian

Operacionet në gju i shkaktuan infeksione të shumta, ndahet nga jeta aktori i njohur Hollivudian

Walter Olkewicz, i njohur për paraqitjen e tij në seritë e “Twin Peaks” në vitet e ’90, ka ndërruar jetë. Ai vdiq në moshën 72 vjeçare.

Djali i Olkewicz, skenaristi Zac Olkeëicz, konfirmoi për Hollywood Reporter se aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, Kaliforni.

Ëalter vuante nga probleme shëndetësore në dy dekadat e fundit. Ai iu nënshtrua operacioneve të shumta në gju që çuan në infeksione të ndryshme. Këto pengesa shëndetësore ndërkaq janë ato që e bënë atë të largohej nga aktrimi.

Ai e portretizoi Jacques Renault, një krupier dhe banakier, si dhe vëllanë e Bernie të Michael Parks dhe Bernie të Clay Wilvx në serinë televizive në 1990.

Në 1992, karakteri i tij u shfaq në “Tëin Peaks: Fire Ëalk ëith Me” dhe përsëri në 2014 “Tëin Peaks: The Pieces Missing”.

I njëjti lindi në Bayonne, New Jersey, gjersa debutimi i tij në ekran erdhi në 1976 në “Futureworld”. Ai luajti edhe në filma të tjerë si: “Making the Grade”, “the Big Picture”, “Stuart Saves His Family”, “Par 6.” etj.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Për Selajdin Gashin

Nga Enver ROBELLI- Pandemia e ka nxjerrë nga binarët jetën sociale. Se çka domethënë kjo, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =