Home / Aktualitet / Operacion blic te AZHBR-ja/ “OLAF po heton skandalin me fondet e IPARD, sekuestrohen telefona e kompjutera”

Operacion blic te AZHBR-ja/ “OLAF po heton skandalin me fondet e IPARD, sekuestrohen telefona e kompjutera”

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, koordinatori i Lëvizjes Socialiste në Vorë, Vojo Bregu, denoncon ditën e sotme për një operacion blic që është zhvilluar në zyrat e AZHBR-së, (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural), nga OLAF, zyra e BE kundër mashtrimit.

Bregu ndër të tjera shkruan se operacioni ka nisur 10 ditë më parë, dhe se OLAF ka zbarkuar në zyrat e AZHBR, ku ka sekuestruar dokumente, telefona e kompjutera. Hetimi lidhet me denoncimet për abuzime me fondet e IPARD, të cilat janë të destinuara për fermerët shqiptarë.

Në lidhje me këto informacione që qarkulluan për një operacion të beftë në zyrat e AZHBR-së, gazeta ‘SOT’ kontaktoi me anë të adresës elektronike me zyrat e OLAF, (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit). Këto të fundit u treguan të gatshëm për të dhënë detaje zyrtare.

“OLAF është e vetëdijshme që postat elektronike të rreme aktualisht po qarkullojnë duke pretenduar se janë nga OLAF, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit. Ne mund të konfirmojmë që OLAF nuk ju ka dërguar emailin të cilit ju i referoheni”, shkruhet në përgjgjjen e tyre.

Operacion blic te AZHBR-ja/ “OLAF po heton skandalin me fondet e IPARD,

Reagimi i plotë për gazetën “SOT”

I nderuar Zotëri / Zonjë,

Faleminderit që kontaktuat OLAF dhe për interesin tuaj në aktivitetet tona.

Ne nuk jemi në gjendje të përgjigjemi pyetjes tuaj. OLAF zakonisht nuk lëshon komente për rastet që mund ose nuk mund t’i trajtojë. Kjo për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm dhe të procedurave të mundshme gjyqësore që pasojnë, si dhe për të siguruar respektimin e të dhënave personale dhe të drejtave procedurale.

OLAF është e vetëdijshme që postat elektronike të rreme aktualisht po qarkullojnë duke pretenduar se janë nga OLAF, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit. Ne mund të konfirmojmë që OLAF nuk ju ka dërguar emailin të cilit ju i referoheni.

DENONCIMI I VOJO BREGUT: 

SKANDALI ME FONDET E IPARDIT

Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF) para 10 ditësh fillloi një operacion blic në Ministrinë e Bujqësisë, tek AZHBR, agjensia, që menaxhon fondet e BE për subvencionimin e fermerëve shqiptarë.
Një operacion i papritur, ku OLAF ka hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si në një vend krimi. I kanë kërkuar punonjësve të dorëzojnë telefonat. Kanë sekuestruar kompjuterat dhe dokumente.
OLAF nuk jep informacion, për çështjet nën hetim. Kjo është hera e parë që institucionet e shtetit shqiptar, hetohen zyrtarisht për fondet e IPARD.
Pikërisht në kohën që menduan se e futën drejtësinë në xhep, vetë BE ka vendosur të mos lejojë më masakrën e fondeve të IPARD.
Ministrja Ekonomi duhet të njoftojë urgjentisht SPAK lidhur me këtë investigim të BE.
P.S. Për ata që nuk ka informacion se çfarë është OLAF, më poshtë gjeni linkun:

Operacion blic te AZHBR-ja/ “OLAF po heton skandalin me fondet e IPARD,

https://ec.europa.eu/anti-fraud/home_en?fbclid=IwAR374BYazHsjku3UedHYISwAE1waNWlJz2nxvd3-9s4x3SuAha3GW_bXEiM

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − twelve =