Home / Aktualitet / Oksigjeni në tregun e zi/ Meta: Shiten 5 herë më shtrenjt

Oksigjeni në tregun e zi/ Meta: Shiten 5 herë më shtrenjt

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, thotë se mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi, dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi, është e pafalshme.

Kreu i shtetit thekson se rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre me oksigjen.

Më tej, Meta thekson se për këtë gjë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të certifikuar, të kryeht nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.

Presidenti Meta shprehet se është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurën me oksigjen të pacertifikuar dhe pajisje, që i shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.

“Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin publik. Përgjegjësi para ligjit.”-shkruan Meta./BoldNews

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − six =