Home / Aktualitet / Ohran Mitku nuk dinte të bërtiste!

Ohran Mitku nuk dinte të bërtiste!

Nga  Ilir KADIA –

Ai vinte bashkë me gruan dhe djalin e vogël në Pallat të Sportit, zinte vend në shkallët e tij dhe ndiqte i heshtur lojën e djalit të tij Vildan që e shqyente rrjetën e koshit të basketbollit me gjuajtjet dhe zhytjet e tij! Unë kërceja përpjetë dhe ulërija nga gëzimi si për djalin tim, Arbër!

Në fakt ashtu e kisha shokun e tim biri që e çoja dhe e merrja në stërvitje çdo ditë që fëmijë! Ohrani më shihte ashtu të çakërdisur dhe buzëqeshte edhe në Tiranë, edhe në Shkodër, edhe në Korçë, Mitrovicë, Prishtinë a Torino! Se djemtë na u bënë kampionë Shqipërie! Hajde,më tha Ohrani një ditë, merre edhe t’i një shtëpi në Velipojë që djemtë edhe beharit të jenë bashkë! T’a projektoj dhe ndërtoj unë vilën! Por mua nuk ma mbajti! Kështu i humba 20 vjet behare miqësie me mikun tim Ohran!

Prej dje jam i pikëlluar! Covidi e paska vrarë mikun tim. E ka vrarë jashtë Shqipërie! Është shuar një njeri që me qetësinë e tij nga jashtë dukej si zjarr i shuar por zemrën e kish vullkan, flak e zjarr! Lamtumirë Ohran Mitku! (Ekip kombëtar i të rinjve të Shqipërisë. Me ta edhe Vildani, djali i Ohranit, edhe Arbri, djali im, para ndeshjes së parë me Kosovën e çliruar).

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =