Home / Aktualitet / OFL zbarkon në Shkodër, i dërgon formularin dy të dënuarve për drogë

OFL zbarkon në Shkodër, i dërgon formularin dy të dënuarve për drogë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Shkodër ku i kërkon të deklarojë pasurinë dy të dënuarve për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

S.P, dhe S.R, janë du subjektet e OFL për sot dhe duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë brenda 48 orëve, që më pas përgjigjet t’i dërgohen SPAK.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 7 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. P., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. R., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(BalkanWeb)

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 20 =