Home / Aktualitet / OFL u kërkon llogari për pasurinë 4 “të fortëve” në Fier dhe Lushnjë (Emrat)

OFL u kërkon llogari për pasurinë 4 “të fortëve” në Fier dhe Lushnjë (Emrat)

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian Thomaj dhe Arben Shehaj.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,  OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. G., banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

M. H., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

K. Th., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. Sh., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Check Also

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 − one =