Home / Bota / Oficeri i preferuar i Hitlerit që shpëtoi Musolinin, por në fund u rekrutua edhe nga shërbimi i inteligjencës së Izraelit

Oficeri i preferuar i Hitlerit që shpëtoi Musolinin, por në fund u rekrutua edhe nga shërbimi i inteligjencës së Izraelit

Otto Skorzeny ishte një nga ushtarakët më të shquar të shekullit të 20-të. Specialiteti i tij ishin aksionet e guximshme komando. Ai ishte nazist i pa penduar, oficer i lartë i SS, i cili u përfshi në kauzat e krahut të djathtë gjithë jetën e tij. Dhe po ky njeri ishte u rekrutua nga Mossad, shërbimi i inteligjencës izraelite.
Historia e jashtëzakonshme e Skorzeny për Izraelin eshte dokumentuar për herë të parë nga Dan Raviv, një korrespodent i Radio News CBS dhe Yossi Melman, një autor izraelit. Ata së bashku kanë shkruar pesë libra mbi operacionet e inteligjencës izraelite.
Skorzeny ishte oficeri ushtarak i preferuar i Adolf Hitlerit. Ai ishte austriak, nga një familje e vjetër e shquar, por e varfër, krenare për traditën e saj të gjatë ushtarake. Skorzeny 194 cm i gjate ishte mjeshter duelesh ne skerm, ku mori edhe nje shenjte te perjetshme në faqe.
Ai ishte militiant nazist dhe iu bashkua deges austriake të partisë naziste në 1931. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore në 1939, Skorzeny hyri vullnetarisht në njësinë Leibstandarte, e cila ishte formuar si truproje e Hitlerit. Edhe pse njësi ushtarake, ajo dogji fshatra, masakroi civilë dhe ekzekutoi rober lufte.
Skorzeny u shqua për shkathtësinë, guximin dhe aftesite e tij dhe shumë shpejt filloi karrierën e tij komando. Aksioni më i famshëm i tij ishte lirimi i udhëheqësit fashist të Italisë, Benito Mussolini nga rebelët në 1943. Skorzeny pa rene ne sy solli trupat me avion, zbriti pranë një fortese në majën e malit dhe eleminoi rojet duke liruar Musolinin me 12 shtator 1943.
Për këtë Hitleri personalisht i dha Skorzeny Kryqin e Hekurt. Fuhrer takohej shpesh me Skorzeny, qe ishte nje admirues i diktatorit.
Në Betejën e Bulge, Skorzeny udhëhoqi misionin gjermane për të dërguar ne prapavije te amerikaneve, komando me uniforma amerikane, për të krijuar konfuzion dhe sabotime. Skorzeny u arrestua nga trupat amerikane më 15 maj 1945, u gjykua për krime lufte, por u shpall i pafajshëm në shtator 1947. Ai u dorëzua tek autoritetet gjermane, por arriti të shpëtonte nga robëria në korrik 1948. Ai shkoi të jetonte në Spanjë ku mori mbrojtjen e gjeneralit Francisco Franco.
Skorzeny shihej si njeriu më i rrezikshëm i Evropës. Ai kishte botuar kujtimet në 1957, Skorzeny’s Special Missions: The Autobiography of Hitler’s Commando Ace. Ai gjithashtu u bë këshilltar i qeverive të ndryshme. Ai gjithashtu u përfshi në përpjekjet e Egjiptit për të fuqizuar forcat e tij të armatosura për t’u përballur me Izraelin. Ai bente trajnime te forcave speciale për egjiptianët dhe refugjatët palestinezë. Njëri prej të diplomuarve të tij thuhet se ka qenë edhe Yasser Arafat.
Në fillim të viteve 1960, Nasser kishte filluar nje projekt me ish-shkencëtarë nazist per te prodhuar raketa per forcat egjiptiane. Në atë kohë, të dy vendet ishin armiq për vdekje dhe Egjipti e kishte te fresket disfaten e tij me Izraelin të 1948. Izraelitët kishin frikë se teknologjia nga programi do të përdorej për të sulmuar Izraelin. Kështu që ata u nisën për të ndaluar bashkëpunimin e shkencëtarëve të huaj me arabët.
Izraelitët ndalimin e projektit egjiptian e kishin përparësi kryesore dhe po kërcënonin shkencëtarët dhe po shihnin mundesine e vrasjes se Skorzeny. Por ne vend të kësaj, Mossad vendosi ta rekrutojë atë që të kishte qasje tek shkencëtarët gjerman te projektit. Mossad ra ne kontakt me Skorzeny ne Madrid, ku ta ia arriten ta bindin se donin ta punësonin dhe jo ta vrisnin.
Skorzeny ra dakord me kusht qe izraelitët të bindnin Simon Wiesenthal, gjurmuesi i famshem i ish-nazisteve, për ta hequr Skorzeny nga lista e kriminelëve të luftës. Mossadi ra dakord, por Wiesenthal refuzoi, kështu që Mossad falsifikoi një dokument që i paraqitën Skorzeny duke thënë se ai ishte hequr nga lista e Wiesenthal.
Skorzeny u soll në Izrael dhe takoi kreun e Mossad, Isser Harel. Perfytyroni komandon më të lartë naziste të Adolf Hitlerit, një oficer i Waffen SS, i cili luftoi për zbatimin e “Zgjidhjes Përfundimtare” të Gjermanisë, duke ecur mes pemëve dhe fotove të memorialit Yad Vashem ne Jeruzalemit, permemorja e Izraelit për 6 milion hebrenj që vdiqën në Holokaust. Ai më pas u dërgua në Kajro ku përpiloi listën e shkencëtarëve gjermanë dhe adresat e tyre, si dhe emrat e kompanive Evropiane që po tregtonin materiale për projektet ushtarake të Egjiptit. Në një rast, ai postoi pako shpërthyese, e cila vrau pesë egjiptianë ku punonin shkencëtarët gjermanë.
Më 11 shtator 1962, Heinz Krug, një shkencëtar gjerman i raketave që punonte për Egjiptianët, u takua me Skorzeny me shpresën që heroi i luftës do të ndihmonte në zhvillimin e një strategjie për të mbrojtur atë dhe shkencëtarë të tjerë nga Izraeli. Ata u takuan në Mynih dhe Skorzeny e dërgoi në pyllin afer qytetit dhe e vrau.
Analistët modernë izraelitë, të cilët kanë studiuar dosjet origjinale të Skorzeny, nuk mund të shpjegojnë pse ai ishte agjent aq entuziast ndaj izraelitëve.
Pas sherbimeve te vyera te tij, Mossad e hoqi Skorzeny nga lista e ish-krimineleve naziste. Më vonshe ai u përfshi në kauza të krahut të djathtë, duke themeluar një “grup këshillimi”, i cili veproi si një front për rekrutimin dhe trajnimin e mercenarëve për të luftuar për regjimet djathta dhe juntat ushtarake ne Afriken e Jugut, në Greqi dhe Kili.
Skorzeny vdiq nga kanceri në Madrid në 1975. Në ceremonitë mortore ne Madrid dhe në Vjenë, heroit nazist iu dha përcjellja e fundit hitleriane nga ish-shokët e SS dhe të bashkepunetor te tjerë te tij.
Aty ndodhej edhe një burrë, qe nuk pritej nga askush. Ai ishte administruesi i tij gjate sherbimit në Mossad, pensionisti Yosef Raanan, një austriak tjetër që pjesën më të madhe të familjes së tij e kishte humbur në Holokaust. Ai kishte ardhur me shpenzimet e tij për t’i bërë respektet e fundit!

Check Also

Me reputacion të lartë ndërkombëtar, ndahet nga jeta historiani i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 96- vjeçare Marc Ferro historiani francez, njëherazi dhe specialist i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + two =