Home / Kryesore / Ofendoi femrat kineze, basketbollisti amerikan pezullohet përjetë

Ofendoi femrat kineze, basketbollisti amerikan pezullohet përjetë

Ty Lawson, basketbollist amerikan me shumë eksperiencë në NBA dhe që aktualisht luan në Kinë, është pezulluar përjetë nga Liga Kineze e Basketbollit për shkak të disa komenteve të papërshtatshme që bëri në Instagram.

Amerikani i Fujian Sturgeons publikoi në Instagram një koment seksist që e shoqëroi me një foto të tijën në një klub striptizmi.

Klubi i tij tha se një koment i tillë bie ndesh me vlerat e klubit dhe kanë sjellë pasoja shoqërore të rënda për vetë ekipin dhe kampionatin e basketbollit kinez.

Ty Lawson ka luajtur në NBA me Denver Nuggets për 6 sezone, më pas me Houston Rockets, Indiana Pacers dhe Sacramento Kings, përpara se të shkonte në Kinë në vitin 2018.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =