Home / Bota / OBSH: Zbulimi i Deksametason, lajm i mrekullueshëm për botën

OBSH: Zbulimi i Deksametason, lajm i mrekullueshëm për botën

Zbulimi nga shkencëtarët britanikë i efekteve pozitive që ilaçi i njohur Deksametason ka në shërimin e të sëmurëve me koronavirus është përshëndetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i kësaj organizate e konsideron këtë zbulim si një lajm madhështor:

“Është një lajm madhështor. Përgëzoj qeverinë britanike, universitetin e Oksfordit, spitalet dhe pacientët në Britaninë e Madhe për kontributin e dhënë në këtë arritje shkencore që shpëton jetë”.

Nga testet e kryera deri më tani tek 2 mijë pacientët me Covid-19 në gjendje të rëndë rezultoi se Deksametasoni përmirësoi ndjeshëm shëndetin e tyre, duke i nxjerrë nga niveli i rrezikut për jetën. Këtë e konfirmuan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Boris Johnson, vetë shkencëtarët e grupit që po kryen studimin.

“Me të vërtetë po shfaq efekte shumë domethënëse. Ilaçi në vetvete është gjerësisht i disponueshëm. Gjendet në çdo farmaci e spital. Gjendet po ashtu në gjithë botën dhe ka një çmim shumë të lirë”.

Testet janë ende në zhvillim dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin brenda pak ditësh. Deksametasoni është një lloj Kortikosteroidi, në qarkullim prej viteve ’60, që përdoret për të kuruar sëmundje të ndryshme inflamatore dhe disa lloje të kancerit. Prej 1977-s ndodhet edhe në listën e ilaçeve esenciale të OBSH. Kura 10 ditore për koronavirusin kushton rreth 40 Euro.

M.C

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =