Home / Aktualitet / OBSH paralajmëron këtë shtet, ka shpërthime të frikshme të koronavirusit

OBSH paralajmëron këtë shtet, ka shpërthime të frikshme të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika mund të ketë shpërthime të rasteve me koronavirus, shumë më të mëdha sesa sugjerojnë numrat e tanishëm.

“Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë”, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Deri më tani, kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit. Atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 víktima.

Por, numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës. Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 víktima.

“Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë”, tha Ryan.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdèkur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar.

Check Also

Panik në Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati

Në orët e para të ditës është përfshirë nga flakët kati i gjashtë i një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + ten =