Home / Aktualitet / Nxjerr shtëpinë në shitje, Ish-veterani i UÇK-së merr vendimin e papritur: Paratë do dhurohen për të liruar Hashim Thaçin.

Nxjerr shtëpinë në shitje, Ish-veterani i UÇK-së merr vendimin e papritur: Paratë do dhurohen për të liruar Hashim Thaçin.

Një banor i fshatit Bare të Shalës së Bajgorës, ka nxjerrë në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për të ndihmuar mbrojten para Hagës të ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit.

Veterani i UÇK-së, Zenel Ferati që i takon PDK-së dhe punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçit.

Në një bisedë për Gazetën Express, ai ka treguar se ka pranuar shumë oferta për t’ia blerë shtëpinë, teksa çmimi më i lartë që i është ofruar është 100 mijë euro.

“Deri më tani më janë ofruar shumë persona për me ble shtëpinë, oferta më e lartë që më ka ardhur deri më tani është 100 mijë euro. Unë këtë veprim e kam bërë me zemër sepse vet jam veteran i luftës së UCK-së dhe shpresoj që ata shumë shpejt, ata do të lirohen nga paraburgimi”, tha ai për Gazetën Express.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + nine =