Home / Aktualitet / Nxirren trupat e pajetë të dy elektriçistëve nga lumi Drino, familjarët

Nxirren trupat e pajetë të dy elektriçistëve nga lumi Drino, familjarët

Janë nxjerrë nga lumi Drino trupat e pajetë të dy elektriçistëve, që u aksidentuan me mjetin e OSHEE-së pas mesnatës, pasi kishin shkuar për të rregulluar një avari në fshatrat e Gjirokastrës.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, pas kërkimeve të polumbarëve, janë nxjerrë nga lumi trupat e pajetë të Selfo Kllafajt dhe Ismet Isarajt 64 dhe 52 vjeç, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe familjarët e tyre.

Ata shprehen se kërkimet nga ana e autoriteteve kanë nisur shumë vonë, dhe nëse do të ishte ndërhyrë në kohë dy elektriçistët mund të ishin shpëtuar.

Dy punonjësit e OSHEE-së të cilët janë identifikuar si Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, kishin shkuar për të rregulluar një avari që ishte konstatuar në fshatin “Asim Zeneli”, por kanë humbur drejtimin e mjetit për shkak të errësirës dhe kanë rënë në lumin Drino.

Si pasojë e terrenit të keq dhe errësires, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rruge të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin.

Dy elektriçistët e kanë pasur të pamundur që të dalin nga mjeti, ndërkohë që makina është marrë nga uji për disa metra. Menjëherë pas sinjalizimit kanë mbërritur në zonë punonjës të zjarrfikësve, por për shkak të terrenit dhe motit të acartë është bërë i vështirë operacioni i kërkim shpëtimit.

Për nxjerrjen e trupave është pritur mbërritja e polumbarëve nga Tirana, ndërsa gazetarja e Fax Neës Ervina Shehaj thotë se familjarët kanë thënë se ka pasur shumë vonesa në nisjen e kërkim-shpëtimit.

Nxjerrja e trupave u monitorua dhe nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha. (lexo lajmin)

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 5 =