Home / Kryesore / Nusret kujton momentin kur i kishte shërbyer Maradonas

Nusret kujton momentin kur i kishte shërbyer Maradonas

Diego Maradona ka qenë një nga klientët e shumtë të Nusret Gokces nga bota e futbollit që ka vizituar njërin prej restoranteve të tij.

Me rastin e vdekjes së ikonës argjentinase të futbollit, kuzhinieri famshëm turk e ka rikthyer një video nga vizita e legjendës në një prej restoranteve të tij në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pusho i qetë, legjendë”, ka shkruar Nusreti në postimet e tij në rrjetet sociale, duke kujtuar Maradonan.

Ndryshe, Nusret Gokce është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera.

Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë, duke qenë se arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion edhe në rrjetet sociale.

Ai tashmë njihet edhe me nofkën’ Salt Bae’ për mënyrën e veçantë të hedhjes së kripës, ndërsa ndiqet nga më shumë se 31 milionë njerëz në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CIBagW8lACV/?igshid=1l2se00a4ip9w

Check Also

Shqipëria nuk gjen qetësi/ Mbi 800 raste të reja, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 7 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + ten =