Home / Kryesore / Numri i infektimeve dhe shtrimeve në nivelin më të ulët, Kalo del me këshilla për qytetarët

Numri i infektimeve dhe shtrimeve në nivelin më të ulët, Kalo del me këshilla për qytetarët

Në një kohë kur numri i infektimeve dhe shtrimeve nga Covid është në nivelet më të ulëta, mjeku Tritan Kalo nuk rresht së dhëni këshilla për qytetarët, të cilëve iu kërkon që të zbatojnë maksimalisht rregullat e higjienës.

Kalo thotë se në qarkullim janë variantet e reja të Covid, dhe për këtë këshillon vaksinimin, ndërsa shton se vera rrit rrezikun nga infektimi me viroza të tjera.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…..17.07.2021……Edhe pse numuri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numuri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variantete ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent, sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për ti dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…..

Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet, MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të këtij “ ferri klimatik” të pa parë…..

Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin: 1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje….

Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionitnga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..

Të mendojmë dhe të punojmë për çdo ditë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi…..Ne jemi këtu si staff mjeksor i Covid-1 në QSUNT, për t’u Përkujdesur për ju me Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….. Together forever!!!!

Check Also

Qyteti legjendar: Ja cila është historia e vërtetë e Trojës

Ka Perëndi zemërake dhe ndërhyrëse në jetën e njerëzve, një gjysmëperëndi që vritet dhe një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 3 =