Home / Kulture / Nuk mund të hesht

Nuk mund të hesht

Nga Zija BASHA-

Kur njeriu ne moshe madhore ben gjera te mira per shoqerine ne pergjithesi e njerzit ne vecanti fiton admirimin e te gjitheve.Ka njerez qe dine te bejne vetem te keqia dhe njerzit pergjithesisht i kthejne kurizin.

Kur rrethanat e nxjerrin ne krye te pushtetit nga pakujdesia e shoqerise njerzit e respektojne nga zori apo edhe interesi tek lumpenet ,por zemren nuk ua fiton dot.Per miqte e mi do te shkruaj per nje njeri qe e kam njohur ne veshtiresine time 53 vite me pare.Shkak u be polemika midis dy ish ambasadoreve te Shqiperise ne O.K.B. Pellumb Kulla dhe ne Sh.B.A.Fatos Tarifa.

Debati tregoi shkallen e larte te qytetarise qe kane keta te dy personalitete te letrave shqipe.Le te merret si shembull pozitiv per ruajtjen e etikes ne polemika.Objekti ishte babai i Fatos Tarifes Sevo Tarifa nga Mashkullora.Emrin e Sevo Tarifes e kisha degjuar kur isha femije ne fillim te viteve 1950 kur vinte me te rinj ne Lazarat ne kohen e aksioneve lokale e kombetare te rinise por nuk e njihja kush qe ne shkollen e mesme lexoja artikujt e tije ne Zerin e rinise e me pelqente stili i tije i te shkruarit qe dallohej cilesisht.Ne pranveren e vitit 1966 ,pas letres se hapur te Partise prej se ciles mori zjarr lufta e klases artificialisht, vjen ne Gjirokaster si sekretar i k.p. te rrethit Sevo Tarifa.Se bashku me Kristo Sharren nga Goranxia ishin nje dyshe intelektualesh ,filozofesh me arsim te larte te kompletuar ,te komunikueshem ,larg nursezeve mendjemedhenj.Kapacitetin e tyre intelektual ne nuk e shikonim ne mbledhjet solemne ,por ne leksionet qe na jepnin ne mesuesve te rrethit per problemet e artit e kultures ne pergjithesi e te arsimit ne vecanti.

Ne 66 vjetorin e vdekjes se Naim Frasherit me 20 tetor 1966 me te gjithe mesuesit e punonjesit e kultures u organizua nje mbledhje perkujtimore ku Sevo Tarifa mbajti referatin kryesor.Ishte nje leksion brilant per Naimin tone te madh.Depertoi ne thellesi te botes shpirterore naimjane me finese ,me dhemshurine e nje atdhetari qe vleresonte nje memedhetar qe shkriu si qiriri per ta pare Shqiperine zonje.Nuk tha asnje fjale te vetme per ato”kufizimet ideore ” qe i vinin Naimit tone te madh “specialistet estete ideologjike”,por i kendoi vlerave te vepres naimjane ne te gjitha aspektet jetesore qe ajo prek duke e vene ne piedestalin qe i takon.Elokuenca e tije perfekte e lidhja mjeshterore qe i beri vepres se Naimit me rolin e mesuesit ne shoqerine shqiptare beri qe shume nga koleget e koleget arsimtare te lotonin.Nuk kam degjuar kurre ndonje letrar shqiptar te kete fole fjale te tilla ,te qemtuara me aq kujdes ,te bukura qe i ndricuan fytyren Naimit tone ta madh ne ato caste ku gjithe qenia jone jetonte me jeten e poetit te ndritur kombetar.Duke qene “masovik i rritur me punet e rinise”- sic thote me te drejte djali i tije ,Sevua ,si intelektual i shkalles se larte i shmangej me kujdes dogmatizmit absurd qe mund te zbatonin disa mehmure injorante qe kishin zene vend ne parti dhe ai komunikonte me te gjithe duke qendruar larg sektarizmave me argumenta te qarta .E kjo nuk qe pune e lehte.Roli i indivitit ne histori dhe ne shoqeri merr edhe perparesi shpesh here ne sensin pozitiv.

Ardhja e tij ne Gjirokaster gjalleroi jeten kulturale e artistike ne qytetet dhe eshte fakt historik i pamohueshem. U evidentuan kenget popullore te te gjitha motiveve qe permbante rrethi Gjirokastres ne qytet,krahina a fshatra te vecante.U organizua ne menyre perfekte festivali i pare folklorik kombetar qe pavarsisht ideologjizimit qe nje arritje madhore kombetare.Si nje filozof i pergatitur Sevua trajtonte me kujdes,kulture e finese tema te tilla delikate si “Konservatorizmi ne jete”,”Liberalizmi e pasojat e tije”Ne gusht 1969 ne sallen e mences se Pedagogjikes me 300 mesuesit e rrethit dha leksionin “Edhe nje here per liberalizmin” Keshtu titullohej artikulli i Mao ce dunit neper citatet e tije e ne artikuj gazetash ,por leksioni qe na dha Sevua qe shqiptarisht ,pa zene ne goje asnje nga vizionet e Maos per kete problem.Duke folur per zhvillimin e jetes ai e vuri theksin tek familja shqiptare,qeliza baze e shqiptarizmit.Foli per rendesine jetike te edukimit te rinia te traditave me te mira familjare qe sjellin vec lumturi.Foli per rendesine qe merr edukata e shendoshe ne nje shoqeri humane e atdhetare ,kontradiktat midis se rese qe sjell perparim e se vjetres qe pengon me konservatorizmin e saje.Te mos abandonojme traditat e mira qe sjellin lumturi e zhvillojne shoqeri te shendosh .Liberalizmi ekstrem ndot ambientin e tradites sone te shkelqyer qe mban ne kembe familjen shqiptare.Veshtroni sot ku po e con familjen shqiptare liberalizmi i cfrenuar e abandonimi i se mires qe ka sunduar ne shekuj.

Pasi mbaruam degjimin e leksionit te Sevos dhe u kenaqem shume per rendesine jetike te tije u shperndame ,por Sevos nuk i kishte ardhur shoferi dhe shkoi tek shkallet e jashteme te pedagogjikes e priste.Une doja ta takoja per nje hall qe me kishte gjetur ,por nga zori nuk guxoja ti afrohesha.Ne nje moment e mblodha vehten dhe thashe :-Po Sevua nuk do te me thote vete-Hajde mo ti c’hall te ka zene ?!
Shkova prane tije.Me hodhi doren ne qafe me respekt dhe me tha :-Ketu ke mbaruar ti?!
-Po, 4 vjet me pare ,por me ka zene nje e keqe!
-C’e keqe mo!?
-Nje coban nga fshati me ka bere leter ne k.te partise dhe me ka vene 13 reaksionar ne biografi.
-Po ,pasi te te heqim ty ke do bejme mesues, cobanin?!
-Ti je Zija Basha?Per ty e ka fjalen ai!?Edhe sikur partia ne fshat tja miratoje kerkesen ne nuk te pushojme ty nga puna .Flije mendjen.Ne mbasdite ne oren 4 eja tek sheshi shkolles.Do te perurojme ceten vullnetare.
E falenderova dhe u largova me shume respekt per fjalet qe me ngrohu zemren.Sevua qe emeruar komisar i cetave vullnetare te rrethit .Ne oren 4 mbasdite qe rrjeshtuar ceta vullnetare e fshatit .Sevua zbriti nga xhipi i shoqeruar nga oficeret veterane Skender Musta e Thimjo Muci.Komandanti cetes Myftar Gerveshi i paraqiti forcen dhe Sevua e pyeti per cobanin qe kish bere letren e qe qe ne krye.I tha:-Nuk e pushon dot mesuesin ti ,por ruaj dhente e po nuk e ben dot dhe ate pune ri ne shtepi tek plaka.Pastaj bisedoi me pleqte e fshatit per strukturen e re ushtarake qe u formua.Nderhyrja e Sevo Tarifes me shpetoi jeten sepse nuk behej shaka ne diktature.Pas pushimit vinte depresioni,pakenaqesia,agjitacion-prapaganda e burgosja e mund te perfundoja ne nje grumbull kockash pa varr te emeruar ne Burel.Spac ose Ballsh.

U them miqve te mi :Kur shkruani per njerez e ngjarje te kohes se diktatures caktoni mire objektin e motivet e shkrimit dhe matuni mire e mos kaloni caqet duke arritur ne pergojim me pa te drejte per njerzit qe kane punuar me pasjon per perparimin e shoqerise edhe ne ato kushte ku te vihej koka ne sini .Sevua eshte intelektual i permasave siperore dhe ka shkruar me dhjetra libra ne jeten e tije e jo si simite te dala nga furra ,por libra cilesore qe ka punuar nje jete te tere per to.Lexojani librat ta njihni me mire pastaj flisni.Per mua diktatura eshte tjeter gje e Sevo Tarifa eshte tjeter gje se tek ai sundonte humanizmi e mencuria e jo egoizmi e ligesia.

Check Also

AGIM MATO YNË I MADH(Në vend të In memoriam)

Nga Anton Nikë BERISHA “Intelektualët e vërtetë, qi me vetëdije të detyrës s’vet, ushtrojnë profesín …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 9 =