Home / Aktualitet / Nuk mori mandat në Korçë, reagon Endrit Braimllari

Nuk mori mandat në Korçë, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i pari i listës së LSI në Korccë, ku kjo parti nuk arriti të siguronte mandat deputeti, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në këtë qark.

“Sot në përfundim të proçesit të numërimit dua të falenderoj të gjitha strukturat e LSI së Qarkut Korçë, komisionerë, vëzhgues dhe numërues të cilët u angazhuan në një fushatë në kushte tërësisht të pabarabarta duke u përballur me presion shtetëror me drejtues të administratës dhe me bandit që në xhamat e zinj të makinave shtetërore ushtronin presion kudo. Dhe pse nje proçes i manipuluar tërësisht i cili kishte vetëm një qëllim goditjen frontale të LSI, prap ne bëmë një fushatë model duke qëndruar në krah të qytetarëve të ndershëm duke mos u bërë pjesë e asnjë marrëveshje të pisët në qark për interesa personale që bënë kolegët e tjerë, por ne qëndruam të palëkundur në moralin dhe idealizmin tonë”, shkruan ai në një postim në FB.

“Ne i dhamë Korçës një ekip të ri të papërlyer në korrupsion, jo me bandit por me djem dhe vajza të reja që me idealizmin e tyre na besuan jo vetëm veten por dhe familjen.  Ne nuk u pajtuam me bandat dhe të korruptuarit dhe ndoshta kjo na penalizoi, por unë personalisht  besova tek një ekip i pastër për të sjellë një model të ri në politikë. Ndaj shoh një arsye më shumë për ti përfaqësuar gjithmonë dhe më shumë dhe për të qenë pranë çdo votuesi të LSI.  Ne fituam një ekip të fortë, të pastër, pozitiv me të rinj dhe të reja, ndërsa të tjerët morën rreth vetes llumin, kriminel dhe njerëz të korruptuar”, shton më tej.

Një ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se në Durrës, Berat e Korçë, LSI-së iu grabit mandati.

Votat preferenciale të LSI

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 8 =