Home / Aktualitet / “Nuk mbaj mend kur kam qeshur”, Ronela Hajati mes fjalëve të ndjera na jep të gjithëve një mesazh

“Nuk mbaj mend kur kam qeshur”, Ronela Hajati mes fjalëve të ndjera na jep të gjithëve një mesazh

Ronela Hajati nuk ka qenë aspak aktive gjatë 2020-tës dhe shpesh ka thënë se nuk ka dashur që projektet e saj muzikore t’i publikonte në një vit aq të vështirë sa ai që lamë pas. Megjithatë kjo nuk do të thotë se Ronela nuk ka qenë e frymëzuar për të prodhuar diçka të re dhe shumë shpejt ajo do të vijë me projekte që të gjithë kemi kohë që i presim.

Këngëtarja ka paralajmëruar se në muajin mars do të rikthehet fuqishëm dhe nuk ka ndërmend të ndalet deri në fund të vitit. Para disa javësh ajo zbuloi se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili do të mbajë titullin “Rron”. Nuk dihet se çfarë do të ketë në fokus të këtij projekti, por me postimin e fundit Ronela na i ka dhënë një ide.

Këngëtarja ka shkruar disa fjalë shumë të ndjera së fundmi në Instagram për t’ju treguar fansave se si ka qenë 2020-ta për të. Ajo ka rrëfyer se viti i shkuar ka qenë një nga më të këqijtë për të dhe se ka qenë shumë të pakta momentet kur është ndjerë vërtetë e lumtur. Megjithatë ajo thotë se muzika ka qenë e vetmja që ja ka larguar mendjen nga gjithë problemet dhe që i ka dhënë forcë për të përballuar çdo gjë.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”, shkruan Ronela.

Check Also

Meta reagon për vrasjen e policit: Autorët para drejtësisë. Lufta kundër krimit të jetë prioritet absolut

TIRANË Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vrasjen e oficerit të krimeve në Kune …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =