Home / Aktualitet / Nuk kanë të sosur aksidentet tragjike, humb jetën 19 vjeçari shqiptar

Nuk kanë të sosur aksidentet tragjike, humb jetën 19 vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda. Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë në një hark kohor të 12 orëve dy aksidente të tjera u kanë marrë jetën dy të rinjve shqiptarë në Vlorë dhe në Fier, duke bërë që bilanci i përplasjeve të jetë i ngjashëm me atë të “luftës”.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Shisnin vaksina të rreme kundër COVID, Interpol godet rrjetin kriminal dhe paralajmëron: Çdo vaksinë që…

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinës së falsifikuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − two =