Home / Aktualitet / Nuk ka qetësi në Deçan, në 24 orët e fundit edhe 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore. Ende mister shkaku!

Nuk ka qetësi në Deçan, në 24 orët e fundit edhe 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore. Ende mister shkaku!

Në 24 orët e fundit në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe 300 qytetarë të tjerë, të cilët janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1062 pacientë. Prej ora 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj.

Në foto: Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.
Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.
Edhe pse autoritetet kanë dalë në versionin se sipas analizave të kryera, uji nuk është shkak për helmimin masiv të popullatës, sërish në spitalin e komunës paraqiten çdo ditë njerëz që kërkojnë ndihmë mjekësore.

 

Kujtojmë këtu, se në katër ditë, kanë qenë mbi 1 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur në spital me shenja helmimi, që dyshohet të jetë nga uji i pijshëm.

Më 13 korrik, autoritetet lokale shpallën gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, ujësjellësi “Hidrodrini”, njoftoi qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji ishte i sigurt.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 7 =