Home / Aktualitet / “Nuk ka kthim pas”, Basha flet për përjashtimin e Berishës: Ruajmë aleancën me SHBA

“Nuk ka kthim pas”, Basha flet për përjashtimin e Berishës: Ruajmë aleancën me SHBA

Sali Berisha nuk ka asnje shans per tu kthyer ne grupin e PD. Keshtu deklaroi Lulzim Basha ne nje dalje per median pak caste me pare.

“77 votat e sotme janë formalizimet i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak, Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.

Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë”, tha Basha.I pyetur ne lidhje me vendimin per Berishen, Basha u shpreh:

Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA. Dua të jem i qartë.

Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët. Nuk ka kthim pas”, tha Basha.

Check Also

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Alibeaj: Afati i komisionit është 3 mujor

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Enkelejd Alibeaj do të ketë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 9 =