Home / Aktualitet / Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Aleks Nikolli

Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Aleks Nikolli

Aleks Nikolli gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës nuk mundi të kalojë procesin e vetingut. Ai u shkarkua mëngjesin e së hënës nga komisioni i pavarur i kualifikimit pas problemeve me pasurinë.

Gjyqtari nuk mundi të justifikojë me burime të ligjshme një shtëpi në ishull-Lezhë, për të cilën komisioni argumentoi se gjatë ndërtimit të saj janë kryer veprime fiktive.

Gjithashtu u ngritën dyshime për një shtëpi, të cilën gjyqtari e ka në përdorim, e cila është në pronësi të vëllait të tij, që jeton në Angli. Ndërsa gjatë procesit të vetingut dyshohet se gjyqtari ka bërë një shitje fiktive të një dyqani në Lezhë.

Dyqani është blerë 1,2 milion lekë nga gjyqtari në vitin 2008 dhe në vitin 2009 është shitur për një shifër tre herë më e lartë tek vjehrri i tij.

Aleks Nikolli ishte një ndër tre gjyqtarët që vendosën të ndryshonin vendimin për Dritan Dajtin, i dënuar me burgim te përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ai qe dënuar për vrasjen në vitin 2009 të katër oficereve të policisë Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj.

Nikolli së bashku me gjyqtarin Petrit Aliaj, i cili gjithashtu u shkarkua nga vetingu, dhe Skënder Daminin vendosën në shkurt të vitit 2019 të hedhin poshtë vendimin duke e dënuar Dritan Dajtin me 25 vite heqje lirie.

Vlen të theksohet se ndryshimi i vendimit solli mjaft reagime në opinionin publik ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi asokohe procedim penal me dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndaj të tre gjyqtarëve.

Asokohe me një reagim të ashpër ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i pati kërkuar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e të tre gjyqtarëve.

Check Also

Horoskopi për këtë të Dielë, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Ky është horoskopi për ditën e Dielë 27 Shtator 2020 Dashi Gjatë kësaj dite nuk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + seventeen =