Home / Aktualitet / Nuk gjen qetësi Mianmari pas grushtit të shtetit, shpërthejnë protestat e dhunshme

Nuk gjen qetësi Mianmari pas grushtit të shtetit, shpërthejnë protestat e dhunshme

Policia në Mianmar ka qëlluar me plumba gome gjatë një demonstrate në Nay Pyi Taw, ndërsa shumë qytetarë kundërshtuan ndalimin e protestave. Policia gjithashtu ka përdorur ujin dhe gazin lotsjellës kundër protestuesve, që po i kundërvihen grushtit të shtetit. Protestuesit në Mianmar kanë kërkuar lirimin e udhëheqëses të zgjedhur Aung San Suu Kyi, së bashku me drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokracinë (NLD). Ajo u arrestua kur ushtria mori pushtetin.

Ushtria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare dhe pretendoi, pa prova, se zgjedhjet e mëparshme ishin mashtruese.

Më herët të martën, policia filloi të përdorte  ujin për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Por turma i rezistoi breshërisë së ujit  të hedhur mbi ta dhe refuzoi të tërhiqej, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Fundi i diktaturës ushtarake”, ishte një nga shprehjet që është dëgjuar të brohoritet nga protestuesit.

Përpara se policia të qëllonte me plumba gome mbi protestuesit ka paralajmëruar më parë duke qëlluar fillimisht në ajër.Sipas BBC Burmese, që kontaktoi një infermier nga një spital në Nay Pyi Taw, dy protestues janë plagosur rëndë, përkatësisht vuajnë nga një plagë në kokë dhe gjoks. Ende nuk është e qartë se si janë lënduar saktësisht.

Një mjek tjetër në një klinikë urgjence tha se  kishte trajtuar tre pacientë me plagë që dyshohet se ishin shkaktuar nga plumbat e gomës. Ata tani janë transferuar në një spital kryesor.

Ka raporte të shumta të pakonfirmuara për oficerët e policisë që kalojnë për t’u bashkuar me protestuesit. Në disa zona, policia gjithashtu lejoi demonstruesit të kalonin përmes barrikadave të tyre.

Të hënën Gjenerali i ushtrisë  Min Aung Hlaing dha fjalimin e tij të parë televiziv që nga grushti i shtetit një javë më parë. Ai këmbënguli se marrja e pushtetit ishte e justifikuar për shkak të “mashtrimit të votuesve”, duke akuzuar komisionin zgjedhor se kanë dështuar në hetimin e paregullsive në listat e votuesve.

Komisioni kishte thënë se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet e mashtrimit të përhapur.

Zonja Suu Kyi dhe udhëheqës të ndryshëm të lartë nga partia e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), duke përfshirë Presidentin Win Myint, u arrestuan në 1 Shkurt.

Gjeneral Min Aung Hlaing premtoi zgjedhje të reja të mbikëqyrura nga një komision i ri zgjedhor “i reformuar” dhe tha se ushtria do t’ia dorëzonte pushtetin fituesit.

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 18 =