Home / Aktualitet / “Nuk është piku ky që po shohim”/ Skëndër Brataj parashikon një tjetër shpërthim të Covid-19 në vend, ja kur

“Nuk është piku ky që po shohim”/ Skëndër Brataj parashikon një tjetër shpërthim të Covid-19 në vend, ja kur

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj ka parashikuar një kohë tjetër për pikun e COVID-19 në vend.

Sipas tij, do të jetë muaji Gusht ai që do të shënojë majën e kurbës për shkak të hapjes së transportit publik.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënoje majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave.

Masa e fundit e lirimit është transporti publik që ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet sesi do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj për A2.

Check Also

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet do të diplomojë vetëm infermierë

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 18 =