Home / Aktualitet / Nuk e keni marrë pagën e luftës? Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Nuk e keni marrë pagën e luftës? Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar qytetarët që nuk kanë marrë pagën e luftës që të bëjnë saktësimin e të dhënave bankare.

Në njoftimin e Tatimeve theksohet se sa shpejt të bëjnë saktësimin e të dhënave qytetarët, aq më shpejt do të marrin edhe ndihmën.
“Ne vijim te komunikimit me publikun, per te mundesuar kalimin e mases se perfitimit financiar sipas paketave nr.1, i bejme thirrje te gjithe individeve te perfshire ne listen bashkengjitur, te cilet per shkak te plotesimit te pasakte te te dhenave te tyre bankare, nuk kane marre masen e caktuar te përfitimit, që menjehere të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:
Drejtoria e Tatimeve shkruan se plotësimi sa më parë i të dhënave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues”, njoftojnë Tatimet.

Check Also

“Gjykata Speciale do të arrestojë persona edhe në Shqipëri”

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se arrestimet e sotme të kryetarit dhe nënkryetarit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =