Home / Aktualitet / Nuk e ka në plane, Barcelona injoron keq Rei Manajn

Nuk e ka në plane, Barcelona injoron keq Rei Manajn

Rei Manaj është krejtësisht jashtë planeve të skuadrës B katalanase. Sulmuesi i Kombëtares nuk u përfshi në ndeshjen e fundjavës që Barcelona B zhvilloi në kampionat.

Mirëpo, sulmuesi kuqezi jo vetëm që e ndoqi nga tribuna këtë përballje, por edhe është përballur me një injorim nga klubi në postimet e bëra në kanalet e komunikimit virtual

Në një postim në “Twitter”, Manaj shfaqet në një foto bashkë me dy lojtarë të tjerë, një prej të cilëve Arau, i cili së fundmi ka kaluar në skuadrën e parë të Barcelonës.

Në postim Barcelona B shkruan. “Arau i ndoqi shokët e tij nga tribuna”, ndërkohë që injorohet dhe harrohet fare ai që duket në plan të parë të fotos, Manaj

 

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + sixteen =