Home / Aktualitet / “Nuk e çajnë kokën fare ndërkombëtarët …”/ Ngjela tallet keq me politikën në vend: “Votat në Shqipëri i numëron Hupja, Shupja, Dupja …”

“Nuk e çajnë kokën fare ndërkombëtarët …”/ Ngjela tallet keq me politikën në vend: “Votat në Shqipëri i numëron Hupja, Shupja, Dupja …”

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Avokati argumentoi se votat e lira dhe të ndershme nuk ekzistojnë në vendin tonë.

Sipas tij, në Shqipëri ekziston filozofia e Stalinit, i cili thoshte që qytetarët kanë të drejtë të votojnë, ndërsa ne të numërojmë. Me këtë krahasim, avokati ironizoi duke nënkuptuar që votat e qytetarëve manipulohen.

Gjithashtu Ngjela nuk ngurroi të tallet me mënyrën e të bërit politik në Shqipëri dhe tha se votues në vendin tonë janë, “Hupja, shupja e tupja”.

Unë mund t’iu them një gjë, nuk çajnë kokën fare ndërkombëtarët për ligjin elektoral. Ligjin Elektoral nuk e kanë pasur politika amerikane, e ka kërkuar BE-ja, sipas kërkesave të OHDIR-it. OHDIR-in se pranuan këta, sepse OHDIR-i kërkoi komisione të depolitizuara. Pra të mos jemi tek Stalini, që populli ka të drejtë të votojë, ndërsa ne të numërojmë, por të numërojë populli.

Ja këtë nuk e pranuan dhe ata duke menduar që na duhet kjo marrëveshje për ecurinë e hapjes së negociatave reale me bashkimin evropian, u tërhoqën nga kërkesat e OHDIR-it dhe i lanë këta të vrasin veten me hupen, shupen, dupen në numërim. E dinë kush është në numërim sot? Hupja, shupja,tupja. Nuk ka votim të lirë, opinioni publik shqiptar nuk e kupton, këta janë banditë kundër votës së lirë. Në qoftë se Rama do t’i hapte listat, le të thyenin qafën opozita, do të ishte një hap përpara, nuk kishte kurajo dhe e la me 1/3-ën. Të shohim precipitojnë ngjarjet”, u shpreh avokati.

Check Also

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − nineteen =