Home / Aktualitet / “Nuk donin që unë të merrja meritat për vaksinën”/ Trump akuza FDA-së: Vonesa do kushtojë jetë!

“Nuk donin që unë të merrja meritat për vaksinën”/ Trump akuza FDA-së: Vonesa do kushtojë jetë!

Donald Trump ka lëshuar akuza ndaj Administratës së Ushqimeve e Barnave sa i takon çështjes së vaksinës antiCovid-19.

Sipas tij, FDA e ka vonuar qëllimisht punën për nxjerrjen e vaksinës së shumëpritur, me qëllim cënimin e rizgjedhjes së tij.

“FDA dhe demokratët nuk donin që vaksina të dilte përpara zgjedhjeve, e vonuan 5 ditë”, u shpreh Trump.
Akuza të tilla kanë ardhur edhe më herët nga Trump, i cili në gusht akuzoi sërish Administratën e Ushqimeve e Barnave se po shtyjnte nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Deep state apo kushdo qoftë në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet. Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi te shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë”, shkroi asokohe Trump.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =