Home / Aktualitet / Nuk beson te Covid dhe thotë që vaksina ka çipa? Infektohet me koronavirus Alfred Çako, gazetari ngre dyshimet

Nuk beson te Covid dhe thotë që vaksina ka çipa? Infektohet me koronavirus Alfred Çako, gazetari ngre dyshimet

Konspiracionisti Alfred Cako raportohet se mund të jetë infektuar me koronavirus, të cilin nuk e ka besuar që prej fillimit të pandemisë.

Aludimet i bën gazetari Bledi Mane, i cili ironizon duke thënë se në emisionin ku shfaqen së bashku, sot Cako do të shfaqet përmes lidhjes “online”.

“Alfred Cako, U INFEKTUA DHE KONSPIRACIONISTI? Nuk do paraqitet sot në studion e Top Channel në programin “Rrethi Katror” njeriu që nuk besonte e nuk mbrohej nga Covid-19. Do dëgjojmë si do shprehet e si do justifikohet njeriu që konsideronte veten si i paprekshëm nga virusi”, shkruan gazetari Mane.

A është e vërtetë apo një “scoop” për publicitet? Mbetet për t’u parë në vijim.

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + nine =