Home / Aktualitet / No pasarán (pandemia dhe aleatët e saj)

No pasarán (pandemia dhe aleatët e saj)

Nga Dashnor KOKONOZI-

Një mik, miqësinë e të cilit e vlerësoj, Ardian Vehbiu, në një shkrim të tijin të pak kohëve më parë, jo pa humor thotë se pakkush e kish parashikuar, që figura e shkrimtarit, do të kish njohur këtë rilindje e rivlerësim pikërisht në momentin kur kundërfigura e lexuesit ka dalë nga skena përfundimisht.
Ky ishte lajmi i keq që desha të ndaj me ju, por pa e ngritur shumë zërin.
Kam edhe një lajm të mirë, një lajm që logjikisht nuk do duhej të ekzistonte, për shkak të vështirësive të njohura e së pari rrënimit ekonomik që është pasojë anësore edhe e pandemisë: ka shenja ringjalljeje e rrjetit të librarive.
E pabesueshme, por nga një shënim i studiuesit dhe përkthyesit Sokol Çunga mësoj se tek Sheshi Zog I tamam në këtë kohë pandemie është çelur Librari Art’s.
Ai e cilëson atë si një vend shumë të ëmbël, ku lexuesin e udhëheq zonja Arta Zeneli.
Një provë tjetër se librin e mban në jetë pasioni i njerëzve të tillë, sikundër edhe i plot e plot librareve të tjera si Diana e librarisë Albania, që kam mundur të njoh së fundi. Por do të qe mjaft e gabuar po të mendonim se janë vetëm këto!
Librari Art’s gjendet në adresën: Bulevardi Zogu 1 Rruga Haxhi Hysen Dalliu, ish stac. i trenit, Tiranë.
Shkova ta vizitoj virtualisht dhe pashë se aty nuk mungonte asgjë, madje as romani im i sapodalë Portret vrasësish në grup.

Check Also

Basha zbarkon në Elbasan: Më 25 Prill votojmë për qetësinë e familjeve

Basha: Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Prrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =